Petit: Unë do të zëvendësoj Domenech

01/04/2010 09:55

Emmanuel Petit, ish-mesfushori i kombëtares franceze, me të cilin fitoi titullin botëror të 1998-ës (duke shënuar edhe një gol në finalen me Brazilin) do të jetë tekniku i ardhshëm i Francës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Petit në një intervistë video të publikuar në faqen e internetit të “L’Equipe”.

“Është e vërtetë, unë do të jem pasuesi i Raymond Domenech. Në orët në vijim do të ketë një komunikatë zyrtare”, është shprehur 39 vjecari.

Petit, prej kohësh opinionist për “L’Equipe”, ka qënë gjithnjë kritik ndaj Domenech.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta