Paqe me Mourinho-n, Balotelli në fushë

01/04/2010 14:05

Më në fund paqe. José Mourinho e Mario Balotelli kanë folur mes tyre dhe situata është zhbllokuar.

Futbollisti do të jetë në dispozicion të Interit dhe mund të jetë në fushë të shtunën kundër Bolonjës në San Siro, pas pesë takimeve në pankinë.

Kjo nuk përjashton mundësinë që marrëdhëniet mes trajnerit dhe futbollistit të mbeteten të vështira, por për momentin cështja është mbyllur.

Top Channel