Panik në Indi, 18 femijë lindin të verbër

01/04/2010 16:55

Paniku përfshin banorët e shtetit te Biharit në Indi, ku brenda 3 muajsh kanë lindur 18 fëmijë të verbër.

Shkaqet e deformimeve gjenetike janë ende të paqarta, por mendohet se niveli i lartë i arsenikut në ujin e përdorur nga familjet, është shkaku kryesor që shkakton verbimin që në lindje të fëmijëve. Ministri i Shendetësisë thekson se nuk ka ende asnjë përfundim zyrtar në lidhje me këtë problem.

Prej disa kohësh, në fshatrat Bihiya, Sahpur dhe Barehara, fëmijët po lindin të verbër, gjë që ka zhytur në dëshpërim të thellë familjet. Një tjetër tezë e hedhur kohët e fundit është edhe rrezatimi që shkaktohet nga antenat e kompanive celulare.

Top Channel