Nadal dhe Roddick në gjysmëfinale

01/04/2010 09:50

Rafael Nadal kundër Andy Roddick. Kjo është një prej gjysmëfinaleve të turneut të tenisit të Majemit, në Florida, sipas “Masters 1000”.

Spanjolli ka mundur në cerekfinale francezin Jo-Wilfried Tsonga për 6-3, 6-2.

Ndërsa amerikani ka mposhtur me një dopio 6-3 Nicolas Almagro.

Top Channel