Mourinho: Skudeto? Luftë mes nesh dhe të tjerave
01/04/2010 22:35
Vazhdojnë deklaratat thumbuese të teknikut të Interit Jose Mourinho. Portugezi këtë radhë ka ironizuar në lidhje me Serinë A dhe luftën për titull duke lënë të kuptohej se Inter nuk lufton vetëm ndaj kundërshtarëve të tij por edhe ndaj abritrimit.
“Nuk është një luftë mes tre skuadrave, por një luftë mes nesh dhe shumë elementëve të tjerë”, u shpreh Mourinho.
Më tej Mou, duke komunikuar me të abonuarit e InterChannel foli edhe për situatën në skuadër dhe raportet e tij me sulmuesin Mario Baloteli.
Top Channel