Mourinho: Me Balotelin asgjë personale

01/04/2010 03:00

Pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër CSKA-së së Moskës ku Interi i tij fitoi me rezultatin 1-0, trajneri Mourinho foli për raportet mes tij dhe sulmuesit Baloteli.

“Nëse do të thërras Balotelin kundër Bolonjës? Mendoj se jo, megjithatë gjithçka varet prej tij”, nisi deklaratën e tij për televizionin Rai, tekniku zikaltër.

Më tej portugezi ka komentuar edhe sjelljen e Balotelit pas golit të shënuar prej Militos kundër CSKA-së mbrëmjen e së mërkurës.

“Nëse feston ftohtë edhe kur shënon vetë, përse duhet të bëjë të kundërtën kur shënojnë shokët e skuadrës? Megjithatë Baloteli diçka nuk e ka kuptuar ende, nuk është një problem personal mes Mourinho-s dhe Balotelit por mes klubit dhe Balotelit”, përfundoi Mou.

Top Channel