
Për të tretën herë në Tiranë ka mbërritur projekti “Milan Junior Camp” i zbulimit të talenteve ku fëmijët e talentuar shqiptarë do të kenë mundësinë të stërviten nga trajnerët e moshave të Milanit.
Përvec këtij projekti, për herë të parë në vendin tonë skuadra e Milanit do të zhvillojë dhe një turne të quajtur “Milan School Cup”, që do t’i dedikohet fëmijëve të shkollave të kryeqytetit. Për të përfaqësuar ngjyrat e kësaj skuadre, përvec drejtuesve të projektit, ishin të pranishëm dhe dy ish-lojtarë që kanë kontribuar në historinë e suksesshme të Milanit, Maurizio Ganz dhe Pietro Vierkvud.
“Milan Junior Camp” do të zhvillohet në Tiranë nga datat 5-9 korrik dhe ashtu si ka ndodhur në vitet e shkuara, 5 më të mirët e përzgjedhur do të shkojnë në Milano së bashku me familjet e tyre për të marrë pjesë në finalizimin e projektit të përvitshëm.
Ndërkohë Maurizio Ganz, i kujtuar shpesh herë për titullin e dhënë Milanit në sezonin 1998/1999 në javën e fundit ë kampionatit flet për shanset që ka skuadra e drejtuar nga Leonardo për titullin kampion të këtij sezoni.
“Kemi humbur ndeshje te rendesishme qe do na ndihmonim te kalonim Interin, megjithate ka ende shume ndeshje dhe pike qe jane ne loje. Interi ka perballje me te forta, gjithashtu ka edhe Champions League-n. Milani do te perpiqet t’i fitoje te gjitha ndeshjet qe i kane mbetur deri ne fund dhe une besoj se Interi ne kete periudhe do te humbase pike te rendesishme. Uroj qe te ndodhe si ne sezonin ‘99. Jane dy kampionate te ndryshme, ne fituam atehere shtate ndeshjet e mbetura te sezonit dhe kaluam Lazio-n ne ndeshjen e fundit. Nuk me mbetet gje tjeter vetem t’ja uroj serish Milanit kete gje me gjithe zemer”, shprehet Ganz.
Top Channel