McDonough largohet nga seriali, refuzoi seksin

01/04/2010 19:55

Aktori Neal McDonough është larguar nga seriali televiziv amerikan “Scoundrels” pasi refuzoi të xhironte një skenë seksi.

Në skenar parashikohej që ai të kryente marrëdhënie seksuale me aktoren Virginia Madsen, por gjithcka është bllokuar pasi McDonough refuzoi të “shkonte në shtrat” me kolegen.

Aktori ka thënë përherë se nuk do marrë pjesë në skena të tilla për arsye morale. Ndërkohë, producentët kanë nisur punën për ta zëvendësuar sa më shpejt.

Top Channel