Lezhë, materniteti në vështirësi

01/04/2010 20:25

Drejtuesit e maternitetit të Lezhës kërkojnë që të kenë mundësi për të riparuar godinën e tyre, e cila për shkak të mungesës së fondeve po dëmtohet.

Drejtori Zef Zefi thotë se ka një rregullore që përcakton lyerjen e maternitetit cdo vit, por asgjë nuk është bërë.

“Ne për 4 vjet nuk na kanë dhënë asnjë ndihmë. Nuk kemi fonde dhe nuk kemi c’të bëjmë”, deklaron Zefi.

Mjekët dhe personeli shëndetësor që punon në këtë institucion i shërbejnë një numri shumë të madh banorësh të zonës së Lezhës dhe rrethinat.

Katër vjet më parë është bërë një riparim i rrjetit të kanalizimeve të këtij materniteti, por ambjentet e tij i shpëtuan ujërave të zeza, por jo përmbytjeve.

“Nuk kemi pasur përmbytje dhe s’kemi pasur probleme nga ujërat e zeza. Por kur përmbytet Lezha edhe neve na përmbytet një pjesë e ndërtesës”, ka shtuar Zefi.

Top Channel