Johansson: Në të ardhmen pas kuintave

01/04/2010 19:30

Scarlett Johansson paralajmëron një të ardhme pas kuintave në postin e regjisores.

Protagonistja e “Iron Man 2” shprehet se po e pëlqen përherë e më shume punën me montazhin dhe post-produksionin, duke theksuar se në të ardhmen do jetë vetë në krye të xhirimeve.

“Woody Allen më ka mësuar se nëse publiku nuk ngrihet për të shkuar në tualet, do të thotë se ke bërë një film të bukur”, rrëfen Johansson në revistën “Max”.

Në vijim, ajo flet për filmin më të fundit “Iron Man 2”, duke pohuar se përgatitja e personazhit Black Widoow e ka detyruar të ndjekë një dietë pa karbohidrate dhe proteina. “Në fillim është e vështirë por më pas u ndieva shumë mirë. I kam xhiruar vetë të gjitha skenat, edhe ato më të rrezikshmet”, shton Scarlett.

Top Channel