Irena Celaj: Nga Tropoja në krye të burgut të grave

01/04/2010 19:05

Që 14 vjece i duhej të përballonte vetë jetën ne Tirane për t’u arsimuar.

E ardhur nga Tropoja, Irena Celaj vendosi të jetojë përgjithmonë në kryeqytet dhe ndonëse e nisi nga pika zero, sot ajo drejton nje institucion të rëndësishëm siç është institucioni i ekzekutimit te vendimeve penale ose ndryshe, burgu i grave.

Eshte rast i vecante qe ky institucion drejtohet nga nje femer dhe pritja e pare tek familja apo shoqeria nuk ka qene e kenaqshme. E para qe ka reaguar per detyren e Irenes ka qene motra e saj Shqipja, me familjen e së cilës Irena jeton prej vitesh. Ajo shprehet se nuk e ka pritur mire punen e Irenes ne krye te burgut te grave.

Me baba me profesion mesues dhe mama infermiere, Irena ka jetuar nje femijeri te rrepte dhe ne regjim te plote për formimin e saj arsimor, duke mos i shijuar shume lojrat feminore. Vitet e para asaj ju desh të përballet me jetën në një konvikt. Irena eshte e bindur se nuk i ka zhgenjyer prinderit e saj.

Motra e saj  thote se ata e nisen me besim te plote drejt Tiranes ne nje moshe shume delikate. Irena eshte shume e lidhur me niperit e saj pasi jeton me ta, te cilet perbejne nje pjese te kohes se lire per te.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel