Inter në tension për kaviljen e Sneijder
01/04/2010 15:50
Shqetësim në skuadrën e Interit që mund të privohet nga lojtari më i mirë, holandezi Sneijder në ndeshjet e ardhshme.
Mesfushori që mori një goditje ne fundin e pjesës se parë kundër CSKA-së së Moskës, e ka lënë stadiumin “San Siro” duke caluar. Gjatë ditëve të ardhshme do mesohet më shumë për shkallën e dëmtimit në kaviljen e majtë.
Holandezi është një nga pikat kyce të skuadrës së ndërtuar nga Mourinho këtë sezon dhe mungesa e tij në këto momente që Inter lufton në tre fronte, do ishte një telash më vete për trajnerin portugez.
Top Channel