
Dy të rinj nga fshati Tërshenë i Rrethit të Kukësit janë bërë viktimat më të fundit të konflikteve të pronës.
Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se S.Sokoli, 21 vjeç është plagosur me mjete forta nga shtetasi S.Hoxha 26 vjeç, që të dy me banim në Tërshenë.
Lajmi për plagosjen e rëndë të Sokolit ka dalë nga spitali rajonal i Kukësit, ku i riu ndodhet nën trajtim mjekësor për shkak të hematomave që ka marrë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orën 10:00 të së mërkurës, ku dy protagonistët, komshinj mes tyre, janë grindur me fjalë për një gardh që ndante parcelat e tyre dhe më pas Hoxha ka goditur me vegla bujqësore dhe dru, 21-vjeçarin.
Policia po heton për ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin i cili mësohet së fshihet në malet e zonës.
Top Channel