Italia rekord me Njëqindvjeçarët, mbi 2,000 Italianë festojnë 100 vjetorin në 2025
Pas fytyrës së ashpër, kurajos dhe njerëzve të fortë fshihen humanë me fobi të theksuara.
Edhe njerëzit më të mëdhenj ntë historisë kanë pikat e tyre të dobëta. Hitleri vuante nga kenofobia (frika nga boshllëku), ndërsa Aleksandri i Madh që krijoi perandorinë më të madhe në botë, vuante nga prania e maceve. Edhe Napoleoni e presidenti amerikan Ajzenhauer vuanin nga prania e felinëve.
Fobia më e përhapur është tanatofobia (frika nga vdekja). Këtë e vuante shume diktatori i Bashkimit Sovjetik, Stalini. Sipas revistës “Focus”, perandori August ishte i fiksuar me skatofobinë (frika nga errësira). Kaligula, një tjetër perandor i suksesshem romak vuante nga ankthi gjatë kohës së keqe, por frikës nuk i shpëtojnë as Winston Churchill e Saddam Hussein që vuanin nga ideja e infektimit me virus. Sadami e tregoi këtë edhe gjatë kohës që u burgos nga amerikanët pasi kishte frikë nga virusi HIV/AIDS.
Piktori më i madh që ka njohur bota, Pablo Picasso ishte i obsesionuar nga frika se mos ngelej i varfër, ndërsa fobia e regjisorit Alfred Hitchock ishin objektet me formë vezake si psh veza.
Top Channel