Diskutimet e thella të bëjnë më të lumtur

01/04/2010 12:35

Lajmet të këqija për të apasionuarit e thashethemeve. Të bësh biseda më të thella dhe domethënëse të bën më të lumtur, ndërsa të flasësh vetëm për tema të lehta, ka efektin e kundërt.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim amerikan i kryer nga kërkuesit e Washington University të St. Louis, i publikuar në “Journal of Psychological Sciences”.

Një celës tjetër tregues i lumturisë së një njeriu është edhe koha që kalon vetëm.

Studimi ka zgjatur 4 ditë dhe ka monitoruar 79 të rinj, të gjithë studentë të kolegjit.

Top Channel