Dëshmitari: Aldo Bare kreu dy vrasje
01/04/2010 14:25
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Bandës së Lushnjës ka dëshmuar sot një i pandehur i cili ka hedhur akuza të drejpërdrejta ndaj Aldo Bares për vrasje.
Gramoz Selmani, i cili është i pandehur në një proces të lidhur me bandën e Lushnjës, ka qenë mik i Artur Dajës, personit që iu pre koka nga Aldo Bare.
“Aldo Bare dhe bashkëpunëtorët e tij vranë Nimet Zenelin dhe Genci Kasharin”, deshmoi Selmani.
Gjatë dëshmisë së Selmanit ka patur debate në sallë për mënyrën se si ky person hyri në Shqipëri, kur në fakt dokumentacioni tregon se ai ndodhet jashtë vendit.
Top Channel