D’Alessio dhe Tatangelo bëhen me djalë
01/04/2010 12:35
Lind djali i Gigi D’Alessio-s dhe Anna Tatangelo-s, dy këngëtarë të njohur italianë.
Bebja ka marrë emrin Andrea dhe ka lindur disa ditë para kohe.Lajmi u përhap sakaq nëpër rrjetet sociale. Anna është bërë nënë në moshën 23-vjecare dhe mesa duket gjendja e saj dhe e bebit është shumë e mirë.
Cifti kishte përjetuar një moment të vështirë pas abortit të Anna-s pak kohë më parë dhe tani Andrea heq të gjitha ankthet e prindërve të tij.
Gigi D’Alessio ka edhe tre fëmijë të tjerë nga martesa e tij e parë me ish-bashkëshorten Carmela Barbato.
Top Channel