
Mbrëmje dramatike për Arsenalin ne “Emirates Stadium” pas cerekfinales së parë me Barcelonën ku barazoi 2-2.
“Topcinjtë e Arsene Venger përvecse e kanë vështirësuar kualifikimin, humbën për gjithë sezonin edhe sulmuesin spanjoll Cesc Fabregas. I riu katalanas ka pësuar një frakturë të rëndë dhe për të është në dyshim edhe botërori.
Pasi shënoi golin e barazimit nga pika e penalltisë, spanjolli filloi të calonte, por Venger i kishte bërë të tre zevendësimet dhe ai u detyrua të qëndronte në fushë.
“Kam frikë për më të keqen sepse është njëlloj sikur m’u thye dicka”, tha lojtari i londinezëve. Sipas mediave katalanase, lojtari e pësoi fakrurën pasi goditi me dhunë penalltinë. Nga ana tjetër, Venger nuk do ketë në dispozicion për gjithë sezonin edhe mesfushorin Gallas.
Top Channel