Bimët aromatike edhe antioksidante

01/04/2010 11:05

Bimët aromatike të përdorura zakonisht në kuzhinën mesdhetare jo vetëm që i bëjnë pjatat më të shijshme, por janë edhe mjaft të shëndetshme falë vlerave të tyre antioksiduese.

Sipas një kërkimi të studiuesve spanjollë, të publikuar së fundmi në revistën “Flavour and Fragrance”, bima aromatike më me shumë vlera është rrënja e karafilit.

Kërkimi spanjoll lindi si nevojë për të gjetur një alternativë natyrore dhe ekonomike për prodhimet ushqimore të cilat duhet të ruhen.

Kjo solli edhe analizimin e fuqisë antioksiduese të disa bimëve aromatike të përdorura në kuzhinën mesdhetare. Po ashtu me shumë vlera janë rigoni e rosmarina.

Top Channel