Berat, plagos të dashurën dhe nënën e saj

01/04/2010 13:35

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Berat ku një i ri ka qëlluar më armë të dashurën e tij dhe nënën e saj.

Liri Harizaj dhe vajza e saj ndodhen në gjendje të rëndë për jetën në spital.Plagosja ka ardhur pas një grindje mes të rinjsh për motive që ende nuk dihen.

Pas krimit autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.
 

Top Channel