Amazon rrit cmimin për e-book
01/04/2010 11:35
Marrëveshje mes Amazon dhe botuesve për të rritur cmimin tavan prej 9,99 dollarësh që kolosi i shitjeve on-line kishte vendosur për e-book.
Mbërritja në treg e iPad-ëve ka detyruar Amazon të nënshkruajë marrëveshjen me dy shtëpitë botuese më të mëdha në SHBA, “Simon & Schuster” e “Harper-Collins”.
Sipas “Wall Street Journal”, librat mund të shiten 13-15 dollarë, ashtu sic ka vendosur Apple për iPad-ët.
Top Channel