
Fernando Alonso dhe Sebastian Vettel do shkojnë në garën e tretë të sezonit, atë në Malajzi, ne pozita të ndryshme edhe pse gjermani ka një makinë më të shpejtë.
Spanjolli i Ferrarit që udhëheq edhe renditjen për pilote, e pranon se Red Bull është makina më e shpejtë, por Ferrari do punojë shumë për të fituar terren.
“Gjithësesi skuderia jonë është më e mira me të cilën kam garuar dhe skuadra më e fortë e momentit”, thekson ish dy herë kampioni i botës. Më tej ai ka bërë edhe një koment për Michael Schumacher. “Nuk e shikoj jashtë forme pasi ai është endë një kampion i madh”, thekson Alonso.
Optimist është edhe Vettel që mendon se do t’i rikthehet podiumit në garën e ardhshme. “Nuk besoj se do shkojë si vitin e shkuar kur nuk hipa në podium për 5 gara rresht. Kam besim tek skuadra sepse kemi makinën më të shpejtë të momentit”, pohon ai.
Top Channel