
Muzika është një urë lidhëse mes brezave por edhe një mesazhiere e madhe e paqes.
Nëpërmjet tingujve muzikore, njerëzit gjejne qëtesinë shpirterore dhe bejne paqe me vetveten e armiqtë. Këtë mesazh përpiqet të jape grupi afgan i muzikës rock, “Kabul Dreams”, një risi e vërtetë në vendin e mbuluar nga rrënojat dhe kufomat e viktimave.
Tre të rinj nga kryqyteti afgan kanë vendosur të thyejnë tabunë, duke hedhur hapin e parë të një ere moderne për vendin e tyre të izoluar pas shumë vitësh nga ligjet e rrepta talebane. Banda përbëhet nga këngëtari dhe kitarristi uzbek Sulieman Qaedash, basisti pashtun Siddique Ahmad dhe bateristi Mujtaba Habibi.
“Luajmë anglisht për t’i treguar botës se Afganistani nuk është vetëm një vend që lufton”, shprehet Qardash në një intervistë për BBC. Gjatë periudhës kur në vend ligjin e bënin talebanët, ata emigruan nga vendi i tyre, ndërsa tani kanë nje studio private në kryeqytet. Këngët e tyre janë shumë të dëgjuara në Radio Rock të Kabulit.
Top Channel