Will Smith pranon ofertën për “Ditën e Pavarësisë”

31/03/2010 12:35

Mediat amerikane flasin për rikthimin e Will Smith në “Ditën e Pavarësisë”.

Sipas faqes së internetit Imdb, aktori me ngjyrë dhe shtëpia kinematografike “20th Century Fox” kane arritur një marrëveshje dhe xhirimet do nisin në vitin 2011. Në regji do rikthehet Roland Emmerich pasi përfundoi punën me dramën shekspiriane “Anonymous”, ndërsa Smith do vazhdoje xhirimet me “Men in Black 3” ose “The City That Sailed”.

Në vitin 1996, “Independence Day” arkëtoi plot 817.4 milionë dollarë. Pak vite më parë, presidenti i Fox deklaroi se Emmerich e kishte portën e hapur për të risjellë në kinema një tjetër pjesë nga filmi fantastiko-shkencor. Nuk vlente e njëjta gjë për Smith që për serinë e dytë kërkoi një përqindje nga arkëtimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA