Vetëvarja e 17-vjecarit, prindërit: Të rihapen hetimet

31/03/2010 10:50

Dy vjet pas vetëvarjes në litar të gjimnazistit Mikel Ajce në qytetin e Bilishtit, prindërit e 17-vjecarit vazhdojnë të kërkojnë rihapjen e hetimeve.

Ata pretendojnë se djali i tyre është vrarë dhe më pas është varur në litar për të humbur gjurmët. Për këtë arsye babai i 17-vjecarit Halim Ajce insiston që të rinisin hetimet mbi vdekjen e djalit të tij nisur nga dyshimet që kanë se ndaj gjimnazistit ishte ushtruar dhunë në ambientet e shkollës nga drejtori dhe mësuesit.

Në një seancë gjyqësore të radhës prindërit këtë herë i janë drejtuar Gjykatës së Rrethit, pasi hetimi u pushua nga ana e prokurorisë kur  dosja i kaloi kësaj të fundit pak kohë më parë me një vendim të Gjykatës së Apelit. Nga ana e gjykatës janë kërkuar prova të reja nga familjarët dhe vendimi i pushimit të cështjes. Edhe ketë herë seanca është shtyrë pasi gjykata kërkoi dosjen nga prokuroria për të nisur gjykimi.  Mikel Ajce u gjet i varur në litar dy vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB