Rusët dhe “lufta e trenave”

31/03/2010 11:30

Rebelët cecenë godasin trenat me kurthe eksplozivi apo kamikazë, duke përdorur një taktikë luftarake tipike terroriste. Ndaj ajo që ka nisur është pagëzuar si “luftë trenash”. Rusët reagojnë duke dërguar në Ceceni, Dagestan apo Ingusheti trena të blinduar.

Komanda ruse ka mobilizuar repartet speciale që shoqërojnë trenat e pajisur me armatime.

Në mes te viteve 90-të, trupat ruse kishin ndjekur këtë praktikë duke cuar mallra dhe shërbime në destinacionin e duhur, që kryesisht ishin bazat ruse nëpër vendet të ish-Bashkimit Sovjetik.

Megjithatë ekspertët janë të mendimit se rebelët do të gjejnë mënyra të tjera si sabotimi i linjave hekurudhore. Edhe në të shkuarën cecenët kanë realizuar taktika të ndryshme për të penguar lëvizjen e trenave të blinduar.

Top Channel