Kolumbi, lirohet pas 12 vitesh peng
31/03/2010 04:25
Rebelët e FARC-ut në Kolumbi liruan një ushtar të forcave qeveritare, i cili mbahej peng që prej vitit 1997-të.
Pablo Emilio Moncayo u la i lire prej rebeleve kolumbianë pas ndërhyrjes të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Ai u mor peng më 21 dhjetor të vitit 1997, kohë kur u sulmua njësia e tij, ku u vranë 22 persona dhe 18 të tjerë u zunë robër. Në atë kohë Pablo ishte vetëm 19 vjeç.
Top Channel