Integrimi, Pittella: E rëndësishme qëndrueshmëria politike

31/03/2010 12:40

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella deklaroi se qëndrueshmëria politike ka shumë rëndësi në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në një takim më presidentin e vendit, Bamir Topi, Pittella vlerësoi rolin e kreut shqiptar në rolin moderues për zgjidhjen e ngërcit, ndërsa theksoi edhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në konsolidimin e paqes e stabilitetit në rajonin Ballkanit Perëndimor dhe në integrimin e këtij rajoni në familjen evropiane.

Nga ana e tij, Topi nënvizoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit të liberalizimit të vizave, i cili do të sigurojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë, si një hap përshpejtimi drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA