Afganistan, vritet ushtari i Nato-s
31/03/2010 01:35
Forcat e Nato-s në Afganistan njoftuan vrasjen e një tjetër ushtari të Aleancës gjatë një misioni në jug të vendit.
Sipas të njëjtave burime ushtari vdiq si pasojë e shpërthimit të një bombe, shpërthim ky që shkaktoi edhe plagosjen e tre anëtarëve të tjerë të misionit Isaf.
Nuk njoftohet identiteti apo kombësia e ushtarakut të vrarë.
Top Channel