“Pretty woman” rikthehet ne jetën e rrugës

31/03/2010 12:55

Jo të gjitha historitë e “Pretty woman” kanë fund të ngjashëm me atë të Julia Roberts.

Miliarderi amerikan Robert Brot njohu para disa kohësh një prostitutë të quajtur Lindsey DeLeon, të cilën e hoqi nga rruga duke u martuar. E transferoi në Oklahoma dhe i dhuroi gjithë luksin e botës, por ajo u rikthye në jetën e rrugës, duke hequr dorë nga gjithcka.

Manjati 57 vjecar e ka marrë vesh gjithë historinë nga gazeta. Ndërkohë, vajza 26 vjecare i është rikthyer jetës së rrugës pas një kohe të shkurtër në shtratin e martesës me Robert. Nuk dihen ende shkaqet e këtij veprimi, por sipas mediave amerikane, ndoshta ajo ndihej e vetmuar dhe pa njeri duke bërë një jetë me të cilën nuk ishte mësuar.

Gjithsesi, Robert Brot nuk heq dorë. Nëpërmjet avokatit të tij ai ka bërë të ditur se është gati ta falë bashkeshorten.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA