Mediat përgatiten për vdekjen e Lohan…
30/03/2010 21:35
Mediat amerikane japin alarmin për një fund të mundshëm tragjik të aktores Lindsay Lohan, emri i së cilës shoqërohet përherë me lajme që kanë lidhje me drogën dhe alkoolin.
Sipas faqes së internetit “PerezHilton”, për të mos qenë të papërgatitur si në rastet e Heath Ledger e Brittany Murphy, redaksitë po përgatiten për një lajm të tillë, një gjë normale kjo për mediat. “Redaksitë e gazetave duhet të jenë të përgatitura.
Sado i dhimbshëm të jetë lajmi, është një punë dhe duhet që lajmi të përhapet sa më shpejt. Kur ndërruan jetë Brittany Murphy dhe Heath Ledger u kapëm në befasi dhe nuk duam që kjo të ndodhë sërish”, shprehet një përfaqësues anonim i medias.
Top Channel