Martesa, pozitive për shëndetin e meshkujve

30/03/2010 17:35

Martesa bën mirë për shëndetin, por nga ky avantazh përfitojnë më shumë meshkujt.

Sipas një studimi, pasi vendosin jetën e tyre në binarë, meshkujt kryejnë më shumë kontrolle mjekësore dhe ushtrime fizike. Studimi është publikuar në “Daily Mail” ku theksohet se meshkujt e martuar kryejne kontrolle mjekesore 6 % me shumë se ata që janë single.

Kjo ndodh për faktin e thjeshtë se ata që janë vetëm, nuk nxiten nga bashkeshortet për t’u kujtuar vazhdimisht se duhet të kontrollojnë veten. Studimi ka dalë edhe në një tjetër përfundim interesant, pasi është zbuluar se femrat e martuara janë 34 % më aktive se shoqet e tyre single.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA