Japoni, jodi radioaktiv, 3.3 herë më i lartë se norma

30/03/2010 08:00

Nivelit i jodit radioaktiv në det, në një distancë rreth 300 metra nga centrali bërthamor i Fukushimës, është 3.355 herë më i lartë se norma e lejuar.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia japoneze për sigurinë bërthamore.

Zëvendësdrejtori i ketij institucioni, Hidehiko Nishiyama ka minimizuar situatën, duke kujtuar se popullsia lokale është evakuuar dhe aktiviteti i peshkimit në zonë është bllokuar.

Top Channel