Jackson, i gjallë kur mbërriti në spital?

30/03/2010 17:35

Michael Jackson ishte ende gjallë kur ka mbërritur në spital të UCLA Medical Center, të Los Angeles.

Sipas “Tmz.com”, dy doktorë të spitalit që kanë bërë elektrokardiogramën mbi këngëtarin kanë ndjerë të rrahura të zemrës.

Doktori Conrad Murray, i vemti në akuzë për vdekjen e Jackson, ka mbështetur deri tani se ka rianimuar Michael dhe se personeli paramjekësor i ambulancës ka vazhduar të mbajë aktivitetin kardiak.

Teza e Murray është në kontradiktë me atë të infermierëve që donin ta conin trupin e Jackson direkt në morg.

Avokati i babait të Michael, Brian Oxman, ka deklaruar për Tmz se pulsi i vërejtur ishte vetëm një reagim ndaj tentativës për ta përmendur dhe se këngëtari ishte në realitet i vdekur përpara se të mbërrinte në ambulancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA