Hëna e Saturnit, njësoj si Pacman
30/03/2010 14:30
I ngjan krijesës së urritur të një prej videolojrave më të famshmë të viteve 80, Pacman, hëna Mimas e planetit Saturn në hartën e temperaturave të saj sipërfaqësore, të shpërndarë sot nga NASA.
Puna, e kryer falë të dhënave të dërguara nga sonda “Cassini”, tregon shumë surpriza, përfshirë një të papritur nga pjesa e nxehtë e hënës. Temperaturat e Mimas janë më shumë anormale nga sa është imagjinuar.
“Cassini” ka fluturuar mbi këtë hënë të akullt të Saturnit më 13 shkurt dhe është përqendruar kryesisht tek hemisfera veriore.
Top Channel