Chandra e Spitzer kapin imazhe nga një supernova
30/03/2010 17:10
Teleskopët e NASA-s, Chandra dhe Spitzer kanë kapur imazhe spektakolare nga momenti i shpëthimit të një ylli, proces që i hap rrugën krijimit të një sistemi të ri yjesh.
“Materiali i shpërndarë nga shpërthimi ka shtyrë si një furtunë disa yje, me shpejtësi të madhe”, shprehet Tea Temin nga Universiteti i Harvardit. Njolla e qartë në qëndër të fotos tregon një yll pulsar që rrotullohet me shpejtësi të madhe rreth yllit që shpërtheu.
Pulsari ose ylli neutron ndricon në afërsi të kësaj zone, duke na dhuruar homazhe fantastike. Këto imazhe u japin studiuesve një ndihmë të madhe për të studiuar supernovat.
Top Channel