Butler e Aniston, gjithnjë e më pranë

30/03/2010 13:00

Gerard Butler dhe Jennifer Aniston ndodhen bashkë në Berlin në premierën e filmit të tyreë “The Bounty Hunter”.

Ndërkohë për të dy qarkullojnë prej kohësh zëra për një romancë fantastike, por si Butler ashtu edhe Aniston e kanë mohuar.

Në disa intervista të mëparshme Butler ka deklaruar se Jennifer ka këmbët më të bukura në Hollywood.

“Ajo është shumë e gjallë dhe këtë e tregon edhe me lëvizjet që bën. Unë mendoj se ajo ka këmbët më të bukura në Hollywood.Njerëzit e duan Jen, ajo është seksi, e bukur dhe miqtë e mi më urrejnë per shansin që unë kam të luaj me të”, thotë Butler.

Top Channel