Australi, prezantohet syri i parë bionik
30/03/2010 13:30
Është prezantuar sot ne Melbern të Australisë një prototip i syrit bionik, një impiant në gjëndje të përmirësoje vizionin për ata që vuajnë nga humbja e shikimit.
Syri bionik, i zhvilluar nga departamenti i inxhinjerisë biomjekësore në universitetin e Uellsit të Ri, përdor një videokamera të fiksuar tek syzet e pacientit për të kapur pamje që më pas kthehen në impulse elektrike, të cilat stimulojnë elektrodat e futura në retinë.
Syri bionik, fryt i 10 vjetëve kërkime të mbështetura nga qeveria australiane me 28 milionë euro, do të vendoset tek pacienti i parë vetëm pas 3 vjetësh.
Top Channel