
Presidenti rus Dmitry Medvedev, pas atentateve në metronë e Moskës, ka propozuar perfeksionimin e legjislacionit anti-terrorizëm.
Ndërkohë, presidenti cecen Kadyrov, besnik i Moskës, ka dënuar atentatet “mostruoze” duke deklaruar se terroristët duhet të asgjesohen.
“Terroristët duhet të zbulohen në strofullat e tyre, të helmohen si minjtë, të shtypen dhe të asgjesohen”, ka deklaruar Kadyrov.
Ndërkohë, policia ruse ka shpërndarë në të gjitha zyrat e saj fotot sinjalistike të 5 personave të përfshirë në dy atentatet në metronë e kryeqytetit rus.
Bëhet fjalë për dy kamikazet, për dy shoqërueset e tyre dhe për një burrë 30 vjec. Fotot u nxorrën nga filmimet e telekamerave. Sipas policisë, atentatorët mund të kenë jetuar për disa ditë në Moskë, ose në rrethinat e saj.
Top Channel