Vëllai i Dianës shet pasurinë familjare

29/03/2010 12:05

Konti i Spencer, vëllai i Dianës, ka vendosur të shesë në ankand pjesë nga pasuria e tij familjare.

Mes veprave më të kushtueshme janë piktura “Kavalieri në armaturë” e Rubens, e vlerësuar 12-18 milionë dollarë, dhe një “Mbreti David” të Guercino, i vlerësuar 4-5 milionë.

Në total Spencer synon të mbledhë 30 milionë që do të shpenzohen për të përballuar martesën e tij të tretë, në program në shtator, por sidomos për restaurimin e rezidencës së familjes, Althorp, ku dhe është varrosur Diana.

Ankandi do të zhvillohet me 16 korrik në Londër.

Top Channel