
Një vajzë britanike ka vendosur të vdesë me nder dhe me një ëndër për një kauzë të madhe.
E sëmurë me kancer në tru, Lisa Connell ka vendosur t’u shesë buzeqeshjen atyre që do ta takojnë, ndërsa fondet do shkojnë për studimet kunder sëmundjes që ajo po vuan. Si të gjitha femrat edhe ajo ëndërronte një jetë të qetë dhe të pasur familjare, por semundja e frikshme e ka pushtuar dhe tashmë pret vdekjen qe do t’i vije me kalimin e kohës.
“Studente isha një vajzë që shfrytëzoja cdo rast për të shkuar në party”, shprehet 31 vjecarja që duket se për të nuk është e rëndësishme të dimë sa kohë do jetojmë. Ajo ka vendosur të përdorë të gjitha forcat derisa shëndeti ta lejojë. Ka mbledhur deri tani rreth 20 mijë euro, 4 mijë prej të cilave në një mbremje të vetme nga një princ arab.
Lisa e zbuloi sëmundjen në vitin 2006 pasi ajo përjetonte halucinacione dhe ndryshime të mënjëhershme karakteri. Mjekët i thanë se kishte tumor ne tru dhe ky erdhi si një dush i ftohtë për të pasi u shua cdo ëndërr që në moshën 27 vjecare. Me kalimin e kohës ajo u mesua me këtë gjendje, duke nisur edhe fushatën e suksesshme.
Top Channel