SIDA, antibiotiku mund të përgjysmojë viktimat
29/03/2010 12:25
Një studim i publikuar në revistën “Lancet” bën të ditur se me një antibiotik që kushton pak qindarka në ditë, mund të shpëtohet jeta e dhjetra mijëra viktimave të SIDA-s në Afrikë.
Terapia pakëson vdekjet nga infeksionet në fazat e para të prekjes.
Shumë pacientë, shpjegojnë specialistë të “Imperial College” të Londrës, janë të rrezikuar nga infeksioni në javët e para të terapisë, për shkak të sistemit imunitar të dobësuar nga virusi HIV.
Top Channel