Loja me dema, protesta masive në Madrid
29/03/2010 12:40
Lufta me demat në arenë është një nga lojërat karakteristike që identifikojnë Spanjën dhe për këtë, Madridi mund ta shpallë si nje “aktivitet me interes kulturor”.
Por kjo gjë ka ngjallur reagimin e 16 shoqatave animaliste, të cilat manifestuan në kryeqytetin spanjoll kundër propozimit në fjalë. Gjatë muajve te fundit Spanja është përfshirë nga një debat i gjerë, pasi për disa, ky cilesohet një sport trashegimi kulturore, ndërsa për disa të tjerë, barbari.
Katalonja nga ana tjetër përgatit ndalimin e tij, ashtu sic ka bërë prej kohësh Kanarie. Bashkë me Madridin, edhe Valencia, Murcia e Navarra kanë propozuar që ky sport të cilesohet trashëgimi kulturore.
Top Channel