Ushtria izraelite njofton operacion ushtarak në Bregun Perëndimor: Nuk do lejojmë që terrorizmi të zërë rrënjë në rajon
Katër drejtorë të kompanisë së celikut “Rio Tinto” janë shpallur fajtorë nga një gjykatë kineze për mitmarrje dhe vjedhje sekretesh, duke u dënuar me periudha të gjata burgimi.
Australiani Stern Hu u dënua me 10 vjet burg, Wang Yong me 14, Liu Caikui me 7 dhe Ge Minqian me 8 vjet burg. Gjithashtu, katër kolegët u gjobitën dhe asetet e tyre u konfiskuan nga autoritetet kineze.
Ministri i Jashtëm i Australisë, Stephen Smith e ka vlerësuar vendimin ndaj Stern Hu si “shumë të ashpër”.
Ai ka kritikuar gjithashtu gjykatën për faktin se nuk lejoi që diplomatë australianë të kishin akses gjatë seancave kur u ngritën akuzat për spiunazh industrial.
“Mendoj se shumë pyetje nuk morën përgjigjet e duhura gjatë procesit. Pavarësisht se ne nuk e anashkalojmë veprimin e mitmarrjes, mendoj se vendimi ishte shumë i ashpër”, ka deklaruar Smith.
Gjithësesi, ministri ka shtuar se ky vendim nuk do të ketë asnjë efekt në marrëdhëniet mes Australisë dhe Kinës.
Top Channel