Cecenët marrin përsipër shpërthimet në Moskë
29/03/2010 10:30
Guerilasit për pavarësinë e Cecenisë kanë marrë përsipër dy shpërthimët kamikaze që tronditën Moskën mëngjesin e sotëm.
Sipas të dhenave, shpërthimet që kanë shkaktuar rreth 40 viktima, u shkaktuan nga dy gra kamikaze ku e para është hedhur në erë në stacionin “Park Kultury”.
Pak minuta më vonë një tjetër grua hodhi veten në erë në stacionin “Lubianka”, shumë pranë Kremlinit dhe qëndrës së kryeqytetit rus.
Top Channel