Bërthamoret, marrëveshje SHBA-Indi
29/03/2010 18:45
Shtetet e Bashkuara kanë arritur një marrëveshje me Indinë për tërheqjen e mbetjeve bërthamorë që vijnë nga centralet atomike civile.
Lajmin e ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit, sipas të cilit pakti i arritur është thelbësor për vazhdimin e një marrëveshjeje të nënshkruar në 2008-ën.
Ajo parashikon që India, pas përdorimit të materialit kombustibël të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara, të vazhdojë me tërheqjen e mbeturinave.
Gjithashtu, marrëveshja lehtëson edhe pjesëmarrjen e kompanive amerikane të energjisë bërthamore civile në këtë proces.
Top Channel