Obama vizitë surprizë në Afganistan

28/03/2010 18:25

Presidenti amerikan Barak Obama ka zbritur në Kabul për të nisur një vizitë surprizë në Afganistan.

Lajmi njoftohet prej mediave amerikane ku thuhet se Obama ka zbritur me Air Force One në bazën ushtarake “Bagram” nga ku është transportuar me helikopter në drejtim të Pallati Presidencial ku do të takohet me homologun Karzai.

Parashikohet të ketë takime gjithashtu me pjestarë të qeverisë dhe aktorë të rëndësishëm të politikës afgane.

Burime pranë presidentit njoftojnë se ai do të zhvillojë takime edhe me ushtarët amerikanë pjesëtarë të misionit Isaf.

Top Channel