Moskë, tym në metro, 600 të evakuuar

27/03/2010 09:55

Autoritetet ruse kanë evakuar mëngjesin e sotëm rreth 600 persona nga një stacion metroje në Moskë, për shkak të një tymi të dendur në tunel.

Ngjarja ka shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit për rreth një orë e gjysmë, bëjnë të ditur agjencitë ruse të lajmeve.

Sipas burimeve, shkak i bllokimit ka qenë një qark i shkurtër i verifikuar në vagonin e parë.

Top Channel