Mazen: S’ka bisedime me ndërtime në Jeruzalem

27/03/2010 17:25

Kreu i autoritetit palestinez, Abu Mazen ka ritheksuar qëndrimin e popullit të tij për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Duke komentuar vendimin e qeverisë izraelite për ndërtimin e banesave në Jeruzalemin lindor, ai e shikon këtë si një pengesë serioze për rinisjen e negociatave.

“Nuk mund të ketë negociata me Izraelin nëse nuk i jepet fund pushtimit të tokës së shenjtë”, deklaroi Mazen gjatë samitit të Lidhjes Arabe.

Më tej, ai u kërkoi liderve arabë të mbështesin zgjidhjen për dy shtete të ndryshme dhe t’i bëjnë thirrje Izraelit të mbajë një qëndrim të qartë për cështjen e kufijve të vitit 1967.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA