Lindje e Mesme, 4 palestinezë të vrarë në Gaza
27/03/2010 09:45
Është mbyllur mëngjesin e sotëm sulmi i ushtrisë izraelite ne territorin e Rripit të Gazës, i nisur paraditen e djeshme.
Lajmin e bën të ditur një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Tel Avivit, sipas të cilit janë 4 palestinezët e vrare gjatë ofensivës.
Ndërsa nga pala izraelite, janë dy ushtarët që kanë humbur jetën, deklarojnë mediat ndërkombëtare.
Top Channel